Tahri, heroi i Luftëtarit në Korçë
- Korca Boom
- 19 hours ago
- 1 min read
Nuk ka asnjë dyshim se lojtari që i dha një pikë ekipit të Luftëtarit në Korçë ishte portieri Tahri, i cili rezultoi vendimtar.
Momenti kulmor i paraqitjes së tij erdhi në minutën e 54-t, kur priti penalltinë e Tayos së korçarëve, duke mbajtur rezultatin të pandryshuar.
Përveç penalltisë, Tahri u shfaq vendimtar edhe në disa raste të tjera, duke kryer pritje spektakolare dhe duke i mohuar golin vendasve.
Ai tregoi siguri të lartë si në lojën me këmbë, ashtu edhe në daljet në ajër, duke qenë i saktë dhe i vendosur në çdo ndërhyrje.
Me një paraqitje të tillë, Tahri u votua me të drejtë si lojtari i ndeshjes, duke qenë protagonisti absolut i takimit.
"KORCA BOOM"



















