top of page

Teknologjia në arsim/ Zoto: Nevoja për mësues të përgatitur për epokën dixhitale

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Ndërsa inteligjenca artificiale po bëhet pjesë e përditshmërisë, edhe arsimi përballet me sfida të reja.


Ekspertët kërkojnë përditësimin e sistemit arsimor dhe trajnimin e stafit pedagogjik, për t’u përshtatur me risitë dixhitale që tashmë ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si mësojnë nxënësit e studentët.


Më shumë në kronikën e përgatitur nga  gazetarja Sonila Musai.


Përdorimi i inteligjencës artificiale po ndryshon mënyrën si mësojnë dhe mësojnë nxënësit e studentët, duke hapur një debat të ri për të ardhmen e arsimit.


Eksperti Arlind Zoto në nje interviste per Ora News kërkon që sistemi arsimor dhe stafi pedagogjik të përshtaten me zhvillimet dixhitale, për të mos mbetur pas risive që tashmë janë bërë pjesë e përditshmërisë.


‘’Duke marrë parasysh gjithë ndryshimet teknologjike në këto 2-3 vitet e fundit, prezencën e IA dhe shumë faktorë të tjerë mendoj se kryesorja është të updatohet i gjithë sistemi arsimor.


Patjetër edhe të gjithë stafet pedagogjike’’.


Sipas ekspertit të fushës dixhitale, Arlind Zoto, është e domosdoshme që shkollat dhe universitetet të përditësojnë programet mësimore dhe mënyrën e vlerësimit, pasi shumë nxënës dhe studentë përdorin platforma si ChatGPT për të realizuar detyrat e tyre.


Zoto paralajmëron se mungesa e kontrollit mund të çojë në deformim të procesit mësimor, por nga ana tjetër, përdorimi me ndërgjegje i teknologjisë mund të bëhet një aleat i fortë i dijes.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page