top of page

Tensione në Korçë! Avokati ndërhyn gjatë shoqërimeve të dhunshme të protestuesve: Po merrni fëmijët! Lërini të protestojnë

6 hours ago
1 min read

Në qytetin e Korçës janë regjistruar momente tensioni dhe përplasjesh gjatë një proteste. Sipas pamjeve dhe të dhënave nga terreni, efektivët e policisë kanë kryer shoqërime të dhunshme të qytetarëve, duke përfshirë edhe të mitur.


Gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit dhe futjes së personave të shoqëruar në furgonin e policisë, një avokat ka ndërhyrë fuqishëm për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve. Ai i është drejtuar efektivëve të policisë duke u bërë thirrje të ndalin dhunën:


“Po merrni fëmijët! Lerini të protestojnë!”


Situata ka mbetur e tensionuar në zonë, ndërsa qytetarët dhe mbështetësit e pranishëm kanë kundërshtuar veprimet e policisë, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të personave të shoqëruar gjatë protestës.

“KORÇA BOOM”


bottom of page