top of page

Sherri mes disa personave shoqërohet me të shtëna *rmësh

  • Jun 8
  • 1 min read

Një incident i rëndë është regjistruar në Velipojë, ku një konflikt mes disa personave ka degraduar në dhunë fizike dhe të shtëna me armë zjarri.


Sipas informacioneve paraprake, disa persona janë përfshirë fillimisht në një sherr me grushte, ndërsa gjatë përplasjes njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në ajër, duke shkaktuar panik në zonë.


Si pasojë e konfliktit, një shtetas ka mbetur i lënduar dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime pranë autoriteteve bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Pas ngjarjes, personi që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri është larguar në drejtim të paditur. Policia ka identifikuar personat e përfshirë në konflikt dhe po vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tyre, si edhe të autorit të të shtënave.


Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në terren dhe po kryen veprimet e nevojshme për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa motivet e konfliktit mbeten ende të paqarta.

“KORÇA BOOM”


bottom of page