Terror në taksi/ Pasagjeri kthehet në grabitës në mes të rrugës
- 2 days ago
- 1 min read
Një person është arrestuar nga Policia e Shtetit pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës një drejtues taksie dhe i ka grabitur një shumë parash, si edhe një varëse.
Ngjarja ka ndodhur këtë të enjte, rreth orës 14:30, në aksin rrugor Tiranë–Elbasan.
Sipas informacionit paraprak të policisë, i dyshuari ishte pasagjer në taksinë që drejtohej nga viktima. Gjatë udhëtimit, nën kërcënimin e një mjeti prerës, ai i ka marrë drejtuesit të mjetit një shumë parash dhe një varëse.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e policisë kanë organizuar veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Falë reagimit të shpejtë të uniformave blu, autori i dyshuar është lokalizuar, neutralizuar dhe shoqëruar në ambientet e policisë.
Ndërkohë, vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“KORÇA BOOM”
















