Lajmi i minutës së fundit/ Aksident i frikshëm, mjeti i tonazhit të rëndë del nga rruga
- 3 hours ago
- 1 min read
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë pranë fshatit Zallë, ku një automjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Sipas informacioneve paraprake, trajleri po lëvizte në drejtim të fabrikës së çimentos, kur drejtuesi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke përfunduar disa metra poshtë rrugës.
Menjëherë pas ngjarjes kanë ndërhyrë shoferë të rastësishëm, si dhe shërbimi zjarrfikës i Krujë, të cilët bënë të mundur nxjerrjen e drejtuesit nga kabina e automjetit.
I plagosuri është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore në spital, ku po merr trajtimin e nevojshëm.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
“KORÇA BOOM”
















