Theu masën “Arrest në shtëpi” – 22-vjeçari nga Taçi shpallet në kërkim nga Policia e Kolonjës
- Jun 3, 2025
- 1 min read
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin J. B., 22 vjeç, banues në fshatin Taç.
I riu akuzohet për thyerje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi është larguar në mënyrë të paligjshme nga banesa, duke shkelur detyrimin ligjor të qëndrimit të detyruar në shtëpi, të caktuar më herët nga gjykata.
Policia ka nisur menjëherë veprimet hetimore dhe është në kërkim të shtetasit J. B., ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për ndjekje të mëtejshme ligjore.
Autoritetet theksojnë se do të vijojnë kontrollet për kapjen e tij dhe për të garantuar zbatimin e vendimeve gjyqësore.
“KORÇA BOOM”
















