Toka dridhet, tërmeti 5.3 ballë shkakton panik te qytetarët
- 6 days ago
- 1 min read
Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar mesditën e kësaj të diele në Greqi, duke u ndjerë qartë edhe në Athinë dhe zonat përreth.
Sipas të dhënave paraprake, tërmeti i parë u regjistrua me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter, ndërsa pak minuta më vonë u pasua nga një lëkundje më e fortë, e cila arriti magnitudën 5.3 ballë.
Epiqendra e tërmetit është lokalizuar në zonën Mandudhi Evia, pranë Kalkidhës, ndërsa thellësia e ulët prej rreth 5 kilometrash bëri që lëkundjet të ndiheshin në një sipërfaqe të gjerë, përfshirë edhe kryeqytetin grek.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, në total janë regjistruar tre goditje sizmike, me magnitudë 4.3, 4.8 dhe 5.3 ballë të shkallës Rihter.
Pavarësisht intensitetit të lëkundjeve dhe shqetësimit të krijuar te banorët, deri më tani autoritetet nuk kanë raportuar dëme materiale apo persona të lënduar. Strukturat përkatëse vijojnë monitorimin e situatës për të evidentuar çdo pasojë të mundshme nga aktiviteti sizmik.
“KORÇA BOOM”
















