Trafiku i bllokuar në Strugë-Qafë Thanë, kamioni cisternë përmbyset
- Korca Boom
- Dec 30, 2025
- 1 min read
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se trafiku aktualisht është ndërprerë në rrugën drejt pikës kufitare Strugë-Qafë Thanë, pasi një kamion cisternë është përmbysur në rrugë.
Të gjitha shërbimet kompetente kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të normalizuar trafikun. Deri tani nuk raportohet për viktima apo të lënduar.
"KORCA BOOM"



















