Tragjedi / Vajza 2-vjeçare humb jetën pasi goditet nga automjeti i fqinjit
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:55 në lagjen nr. 2 të Rrogozhinës, ku një vajzë 2-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur aksidentalisht nga një automjet. Sipas Policisë, drejtuesi i makinës, shtetasi F. Xh., 24 vjeç, po manovronte gjatë kthimit në rrugicën e lagjes kur përplasi të miturën.
Shoferi është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
"KORCA BOOM"



















