top of page

Tragjedi e dyfishtë: Dy gra humbin jetën brenda pak minutash

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 27, 2025
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Pistoias në Itali, ku një aksident rrugor ka sjellë humbjen e dy jetëve brenda pak minutash.

Viktima e parë është Liliana Podestà, 87 vjeçe, e cila u përplas nga një automjet teksa po kalonte rrugën. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 të pasdites së të premtes, në një zonë urbane të qytetit.


Pak çaste më vonë, një tjetër tragjedi u regjistrua në të njëjtin vend. Laura Mecheri, 59 vjeçe, nusja e viktimës, nuk u përfshi drejtpërdrejt në aksident, por u rrëzua në tokë ndërsa po përpiqej t’i jepte ndihmën e parë të afërmes së saj. Sipas të dhënave paraprake, ajo dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak, i shkaktuar nga tronditja e fortë emocionale.


Në momentin e ngjarjes ishte i pranishëm edhe partneri i Laura Mecherit, i cili humbi ndjenjat, pa qenë i përfshirë drejtpërdrejt në përplasje.

Autoritetet italiane po hetojnë rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.

"KORCA BOOM"


bottom of page