top of page

TRAGJEDI e dyfishtë: I biri e humb jetën në aksident, babai vr*t shoferin

  • 10 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin e Kretës, ku një 54-vjeçar ka vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në zonën e Amoudaras, në Iraklio, për motive hakmarrjeje.


Sipas autoriteteve greke, autori i kishte zënë pritë të riut, duke i bllokuar rrugën me makinë dhe duke hapur zjarr teksa ai ndodhej ende brenda automjetit. Viktima tentoi të largohej me vrap, por u ndoq nga agresori, i cili vijoi të qëllonte deri sa e la të vdekur në një ambient me dhoma me qira.


20-vjeçari u transportua në Spitalin Universitar të Iraklios, ku mjekët konfirmuan vdekjen e tij. Familjarët e viktimës ndodhen në gjendje shoku.


Menjëherë pas krimit, 54-vjeçari u vetëdorëzua në polici, duke pranuar autorësinë. Ai pritet të përballet me akuza të rënda.


Ngjarja lidhet me një aksident rrugor të ndodhur në vitin 2023, ku djali 17-vjeçar i autorit humbi jetën pas disa ditësh në spital. Prej asaj kohe, autori e konsideronte viktimën përgjegjëse për tragjedinë.


Hetimet kanë zbuluar edhe episode të mëparshme dhune. Ndërkohë, policia ka ndaluar edhe bashkëshorten e autorit, e cila dyshohet se ishte e pranishme në momentin e krimit dhe mund të ketë bashkëpunuar.


Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, në një rast që rikthen në vëmendje zinxhirin e hakmarrjes në Kretë, transmeton Top Chanel, transmeton Klankosova.tv.

“KORÇA BOOM”


bottom of page