top of page

Tragjedi e rëndë pas një zjarri të papritur, një grua humb jetën nga asfiksia ndërsa hetimet vazhdojnë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 2, 2025
  • 1 min read

Rreth orës 15:00, Policia e Durrësit është njoftuar se në një banesë në fshatin Shënavlash ka rënë zjarr, i dyshuar si pasojë e një shkëndije elektrike.


Për pasojë, dyshohet se nga asfiksia ka humbur jetën shtetasja K. M., 42 vjeçe.

Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.


Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

“KORÇA BOOM”


bottom of page