top of page

Tragjedi në autostradë: Hajduti përpiqet të ikë, por përfundon i sh*typur para kamerave

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 6 hours ago
  • 1 min read

Një ndjekje policore në Kaliforni është shndërruar në një skenë tragjike, pasi një i dyshuar për vjedhje humbi jetën në mënyrë dramatike në një nga autostradat më të ngarkuara të Los Angeles-it.


Ngjarja, e ndjekur hap pas hapi nga helikopteri i “CBS Los Angeles”, u transmetua drejtpërdrejt në televizion, duke tronditur opinionin publik.


Sipas autoriteteve, gjithçka nisi kur oficerët e policisë pikasën një furgon të bardhë të raportuar si i vjedhur, në zonën e njohur si “Chinatown”. Pasi drejtuesi refuzoi të ndalonte, nisi ndjekja nëpër rrugët e qytetit, e cila më pas u zhvendos në një nga autostradat kryesore, ku trafiku ishte i dendur dhe rreziku për përplasje i lartë.


Në një moment, ndërsa furgoni ishte ngadalësuar, i dyshuari vendosi të braktisë mjetin dhe të arratisej në këmbë. Ai u hodh nga dritarja, tentoi të kapërcente barrierën e rrugës, por u rrëzua dhe përfundoi në korsinë tjetër të autostradës, ku u godit nga një makinë që po kalonte me shpejtësi. Disa sekonda më pas, mbi trupin e tij kaluan edhe dy automjete të tjera. Ai ndërroi jetë në vend.


Ngjarja është cilësuar si një nga ndjekjet më të rënda të këtij viti në shtetin e Kalifornisë, jo vetëm për përfundimin fatal, por edhe për faktin se ndodhi para syve të publikut, në një transmetim të drejtpërdrejtë. Spikerët në studio u ndalën në heshtje kur kuptuan përmasat e asaj që po ndodhte, ndërsa shumë shikues shprehën tronditje në rrjetet sociale.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page