top of page

Tragjedi në garën e shkretëtirës, piloti humb jetën pas aksidentit fatal

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 18, 2025
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë tronditi botën e sporteve motorike, pasi motoçiklisti portugez Jorge Brandao humbi jetën gjatë etapës së pestë të një gare në Marok. 46-vjeçari, pjesëmarrës në garën e famshme “Rallye du Maroc”, ishte duke konkurruar në itinerarin 216 kilometra të gjatë në zonën e shkretëtirës rreth qytetit Erfoud, kur ndodhi aksidenti fatal.


Brandao garonte për ekipin “Old Friends Rally” dhe kjo ishte paraqitja e tij e dytë në këtë garë. Ai u përfshi në një incident të rëndë gjatë garës, duke pësuar dëmtime të mëdha.

Sipas deklaratës zyrtare të organizatorëve, ndihma mjekësore mbërriti menjëherë në vendngjarje, dhe Brandao u transportua me helikopter drejt spitalit të Erfoudit.


Por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë në orën 13:55 të së njëjtës ditë.

Federata Ndërkombëtare e Motoçiklizmit (FIM) konfirmoi lajmin tragjik përmes një komunikate zyrtare, ku u shpreh:

“FIM me hidhërim të thellë konfirmon vdekjen e çiklistit portugez Jorge Brandao pas aksidentit tragjik në Rallye du Maroc.”

Ngushëllime të thella erdhën edhe nga presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, i cili në një deklaratë publike tha:

“Mbaj zi për vdekjen tragjike të garuesit me motoçikleta Jorge Brandao dhe i shpreh ngushëllimet e mia familjes, miqve dhe të gjithë ekipit të Old Friends Rally.”

Pavarësisht tragjedisë, gara nuk u ndërpre. Etapa finale e zhvillua normalisht, ku fitues u shpall spanjolli Tosha Schareina, i ndjekur nga australiani Daniel Sanders.

“KORÇA BOOM”


bottom of page