Tragjedi në Maliq, 43-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë, dyshohet se humbi ndjenjat në tualet
1 hour ago
1 min read
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Sovjan të Maliqit, ku një 43-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se gruaja ka humbur ndjenjat teksa ndodhej në tualetin e banesës. Ajo është gjetur e pajetë nga familjarët, të cilët kanë konstatuar mungesën e shenjave të jetës.
Mësohet se familjarët kanë deklaruar se 43-vjeçarja vuante nga tensioni i lartë i gjakut. Për këtë arsye, dyshohet se shkak i humbjes së jetës mund të kenë qenë probleme shëndetësore, por kjo mbetet ende për t'u konfirmuar.
Policia po kryen veprimet hetimore për të dokumentuar plotësisht ngjarjen dhe për të sqaruar rrethanat e vdekjes.
“KORÇA BOOM”
















