top of page

U gjet e pajetë në banesë, mësohet kush është 43-vjeçarja nga Sovjani

7 minutes ago
1 min read

Policia ka dhënë informacionin zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar në fshatin Sovjan të Maliqit, ku një 43-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.


Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 16:00, familjarët kanë gjetur të pajetë shtetasen me inicialet A. M., 43 vjeçe.


Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se gruaja ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.


Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës.

“KORÇA BOOM”


bottom of page