top of page

Operacioni policor zbulon aktivitetin e 43-vjeçarit, k*kaina ishte gati për t'u ndarë në doza

45 minutes ago
1 min read

Një 43-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë në afërsi të institucioneve arsimore në kryeqytet.


Në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkolla të Pastra”, është arrestuar Selam Imeraj, i cili u kap në një lokal në rrugën “Viktor Eftimiu”, pranë një shkolle.

Gjatë kontrollit fizik, efektivët i gjetën 30 doza kokaine, të ndara dhe të përgatitura për shitje. Por zbulimet nuk u ndalën me kaq. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia sekuestroi edhe 393.6 gramë kokainë, e cila dyshohet se do të ndahej në doza të tjera për t'u shitur në zona të ndryshme të Tiranës.


Në total, sasia e kokainës së sekuestruar arrin në rreth 407 gramë.

Gjithashtu, gjatë operacionit janë sekuestruar edhe dy telefona celularë, të cilët do t'i nënshtrohen veprimeve të mëtejshme hetimore.


43-vjeçari dyshohet se ushtronte aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave, ndërsa operacioni “Shkolla të Pastra” synon goditjen e këtij fenomeni pranë institucioneve arsimore.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page