Zbardhen vendimet për dosjen Veliaj, kush u dënua me burg dhe kush u shpall i pafajshëm
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për disa prej të pandehurve në dosjen që lidhet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Sipas vendimit të GJKKO-së, Elman Abule është dënuar me 7 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij është ulur në 4 vite e 8 muaj burg.
Ndërkohë, një vendim i ndryshëm është dhënë për biznesmenin Fatmir Bektashi, shoqërinë “Kontakt” dhe Flutur Xhanin, të cilët janë shpallur të pafajshëm.
GJKKO ka dhënë vendime edhe për disa të pandehur të tjerë:
Ina Goxhaj është dënuar me 7 vite burg, dënim i ulur në 4 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ajo do ta vuajë dënimin me 5 vite shërbim prove.
Frosina Bollo është dënuar me 1 vit burg, i ulur në 8 muaj. Dënimi është zëvendësuar me 16 muaj shërbim prove.
Adela Kondakçiu është dënuar me 7 vite burg, të ulura në 4 vite e 8 muaj, por është përjashtuar nga vuajtja e dënimit.
Fation Baçi është dënuar me 5 vite burg, të ulura në 3 vite e 4 muaj. Ai do ta vuajë dënimin me 4 vite shërbim prove.
Vendimi i GJKKO-së shënon një tjetër zhvillim në dosjen që lidhet me kryebashkiakun Erion Veliaj, ndërsa për të pandehurit e përfshirë në proces gjykata ka dhënë masa të ndryshme, nga dënimet me burg dhe shërbimi i provës deri te pafajësia.
“KORÇA BOOM”
















