top of page

Kthesë për protestat në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese merr vendimin për gjobat e bllokimit të rrugëve

23 minutes ago
1 min read

Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim që prek drejtpërdrejt protestat në vend, duke pezulluar përkohësisht zbatimin e gjobave për bllokimin e rrugëve gjatë tubimeve.

Vendimi është marrë pas kërkesës së disa organizatave dhe grupimeve studentore, të cilat kanë kërkuar shfuqizimin e aktit normativ të miratuar nga qeveria për tubimet.


Sipas vendimit, pezullimi prek vetëm pjesën e nenit 5 të aktit normativ që parashikon sanksione administrative për personat që bllokojnë rrugët automobilistike apo akset rrugore gjatë një tubimi, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit.


Masa do të hyjë në fuqi pas botimit të vendimit në Fletoren Zyrtare. Deri në shqyrtimin përfundimtar të çështjes, kjo dispozitë nuk do të jetë e zbatueshme.

Një tjetër vendim i rëndësishëm i Kushtetueses është shqyrtimi me përparësi i kërkesës, pa pritur afatet e zakonshme procedurale, të cilat mund të zgjasin deri në tre muaj.


Kërkesa është paraqitur nga Qendra “Res Publica”, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë, Qendra për Ruajtjen e Ekosistemeve Natyrore në Shqipëri, si dhe grupimet studentore “Studentët n’Protestë” dhe “Revolucioni Studentor”.

Këto organizata kanë kërkuar jo vetëm pezullimin e zbatimit të aktit normativ, por edhe shfuqizimin e tij në tërësi.


Në përfundim të shqyrtimit, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me shumicë votash, vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës, pezullimin e dispozitës që parashikon gjobat për bllokimin e rrugëve dhe shqyrtimin me përparësi të çështjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page