top of page

Tragjedi: Punëtori humb jetën nga goditja elektrike në kantier

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 29, 2025
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në provincën e Leçes, në Itali, ku një punëtor shqiptar ka humbur jetën tragjikisht gjatë orarit të punës.


Viktima është identifikuar si Limos Allushaj, 67 vjeç, i cili u godit fatalisht nga rryma elektrike ndërsa punonte me një mikser çimentoje në një kantier ndërtimi në zonën Via Vecchia Frigole. Sipas hetimeve paraprake, krahu i makinerisë ka prekur linjat e tensionit të lartë, duke shkaktuar menjëherë goditjen elektrike që i mori jetën.


Ngjarja ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali, pasi Allushaj njihej si një punëtor me përvojë dhe i respektuar në fushën e ndërtimit. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ekipit të emergjencës, 67-vjeçari ka ndërruar jetë në vend.


Policia italiane dhe Inspektorati i Punës kanë nisur hetimet për të përcaktuar nëse janë respektuar rregullat e sigurisë në kantier dhe nëse ka pasur mungesë mbikëqyrjeje teknike. Ndërkohë, autoritetet po punojnë për të njoftuar familjarët e viktimës në Shqipëri.

"KORCA BOOM"



bottom of page