top of page

Tragjike/ Ishte duke fjetur në çerdhe, ndërron jetë fëmija 1-vjeçar nga ataku kardiak

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një fëmijë afërsisht njëvjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në një çerdhe në Parma të Italisë.


Sipas raportimeve, fëmija pësoi një atak kardiak gjatë gjumit të pasdites. Pas përpjekjeve fillestare për ta kthyer në jetë, ai u dërgua me urgjencë në spital, ku edhe ndërroi jetë, ndërsa hetimi është duke vazhduar për të përcaktuar rrethanat e sakta të incidentit.


“Jemi të tronditur nga ajo që ndodhi. Një jetë e re e ndërprerë kaq papritur është zemërthyer dhe na lë pa fjalë”, u shpreh kryebashkiakja, Michele Guerra./ TCH

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page