Tre a*rmë zjarri të sekuestruara në një lokal, hetimet vijojnë
- Korca Boom
- Oct 13, 2025
- 1 min read
Një aksion i befasishëm është zhvilluar në orët e fundit nga Policia e Elbasanit në afërsi të zonës së Bradasheshit.
Pas një informacioni të marrë në rrugë operative, forcat policore kanë ndërhyrë duke rrethuar një lokal ku dyshohej se ndodheshin persona të armatosur. Gjatë kontrollit janë ndaluar disa shtetas, ndërsa sipas të dhënave paraprake, janë sekuestruar tre armë zjarri.
Operacioni është ende në zhvillim dhe pritet që autoritetet të japin detaje të mëtejshme lidhur me identitetin e të ndaluarve, llojin e armëve të sekuestruara dhe rrethanat e plota të ngjarjes.
Policia e Elbasanit bën me dije se po vijon hetimet për të zbardhur qëllimin e mbajtjes së armëve dhe mundësinë e përfshirjes së personave të ndaluar në veprimtari kriminale.
“KORÇA BOOM”



















