Tregtonte lëndë piroteknike, procedohet penalisht pronarja, sekuestrohen mbi 600 fishekzjarrë
- Korca Boom
- 14 hours ago
- 1 min read
Në Vlorë janë sekuestrohen 691 copë lëndë piroteknike (fishekzjarrë) dhe është proceduar penalisht pronarja e subjektit tregtar.
Në vijim të kontrolleve të ushtruara në kuadër të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, në prag të festave të fundvitit, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike Financiare ka evidentuar një tjetër rast në qytetin e Vlorës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt tregtar në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, u konstatuan 691 copë lëndë piroteknike (fishekzjarre), të cilat tregtoheshin në kundërshtim me ligjin.
Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë dhe nisi procedimi penal ndaj shtetases L. V., 64 vjeçe, banuese në Vlorë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















