top of page

Tronditje, 24-vjeçarja gjendet e pajetë në gjumë nga nëna

  • May 27
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin lokal në Rhodes, ku një 24-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj nga nëna.


Viktima, e identifikuar si Kyriaki Kasioti, është gjetur pa shenja jete teksa flinte gjumë. Sipas mediave greke, e reja kishte shfaqur më herët ankesa për dhimbje koke.


Nëna e saj ka rrëfyer se kishte vënë re që vajza po flinte për një kohë të gjatë dhe kur hyri në dhomë për ta kontrolluar, kuptoi se i kishte ndaluar pulsi. Menjëherë ajo dhe familjarët njoftuan shërbimet e urgjencës, të cilat, pavarësisht ndërhyrjes, nuk mundën ta rikthenin në jetë 24-vjeçaren.


Sipas certifikatës së vdekjes, e lëshuar pas autopsisë nga shërbimet mjeko-ligjore në Greqi, shkaku i vdekjes dyshohet të jetë hemorragji në tru.


Autoritetet kanë saktësuar se ngjarja ka ndodhur në zonën Afantou të Rodosit, mes orës 20:00 dhe 21:00, ndërsa rrethanat mbeten të konfirmohen plotësisht nga hetimet mjekësore.

“KORÇA BOOM”


bottom of page