top of page

Tronditje, një person gjendet i pajetë, dyshohet se është v*arë me th*kë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 2, 2025
  • 1 min read

Një person dyshohet se është vrarë me thikë, pasi është gjetur i pajetë në zonën e Babrrusë.


Sipas informacioneve paraprake, viktima është gjetur në rrethana ende të paqarta, ndërsa dyshimet e para të autoriteteve lidhen me përdorimin e një mjeti prerës si shkak i vdekjes.


Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit.


Grupi hetimor po punon për të siguruar prova dhe për të përcaktuar motivet e mundshme të ngjarjes. Deri më tani, nuk janë dhënë detaje të tjera mbi identitetin e viktimës apo lidhjen e tij me ndonjë konflikt të mëparshëm.


REAGON POLICIA:


“Kamëz/Informacion paraprak


Rreth orës 20:10, në Babrru, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 40 vjeç. Nga këqyrja paraprake, viktima ka një plagë të shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë shkaku i humbjes së jetës.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.“-njofton policia.

“KORÇA BOOM”


bottom of page