Tronditje në bulevard, dyshohet shpërthim me lëndë plasëse
- Korca Boom
- Nov 15, 2025
- 1 min read
Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka tronditur bulevardin “Nënë Tereza” në Kamëz në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:20, në ambientet e jashtme të një biznesi në pronësi të shtetasve B. E. dhe K. M.
Sipas të dhënave paraprake, shpërthimi shkaktoi vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të incidentit.
"KORCA BOOM"



















