top of page

Tronditëse! Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes dy qyteteve

  • 2 days ago
  • 1 min read

Një trup i dekompozuar është gjetur në një zonë malore mes Tiranë dhe Elbasan, ndërsa dyshimet e para janë se mund të bëhet fjalë për Eglant Koçi, i zhdukur prej datës 4 qershor.


Sipas burimeve hetimore, trupi nuk është gjetur i groposur, por është konstatuar gjatë verifikimeve nga ajri me dron, në një terren të vështirë ku prej ditësh po zhvilloheshin kërkime intensive nga policia.


Identifikimi i viktimës pritet të kryhet përmes ekspertizës mjeko-ligjore dhe analizave laboratorike, të cilat do të përcaktojnë nëse trupi i përket 34-vjeçarit.


Hetimet janë fokusuar te rrethanat e zhdukjes së Eglant Koçit. Ndërkohë, Armand Shakaj, i shpallur në kërkim si autori i dyshuar i ngjarjes, dyshohet se ka përdorur një karrotrec për të transportuar automjetin e tij drejt zonës së Ibës më 6 qershor.


Sipas hetuesve, automjeti mund të jetë përdorur për transportimin e trupit, ndërsa përdorimi i karrotrecit dyshohet se është bërë për të shmangur kontrollet dhe dyshimet gjatë lëvizjes.


Nga pamjet e kamerave të sigurisë rezulton se Eglant Koçi ka humbur kontaktet me familjarët më 4 qershor, ndërsa dyshohet se trupi i tij mund të jetë mbajtur për një periudhë në automjetin e Shakajt.


Policia ka marrë në pyetje drejtuesin e karrotrecit, i cili ka deklaruar se automjeti është transportuar pranë një servisi në zonën e Ibës, pasi i ishte thënë se kishte pësuar defekt.


Pas dorëzimit të mjetit, ai është larguar pa pasur dijeni për përmbajtjen e automjetit.


Ndërkohë, në ambientet e zyrës ku dyshohet se është mbajtur Eglant Koçi janë gjetur gjurmë mbetjesh baruti. Ekspertiza laboratorike pritet të përcaktojë rëndësinë e tyre në zbardhjen e ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page