Tronditëse: Tre vetëhedhje nga lartësia brenda orëve të fundit
- 18 hours ago
- 1 min read
Të dhëna tronditëse vijnë nga Tiranë, ku vetëm gjatë orëve të fundit janë regjistruar tre raste tentativash për vetëvrasje, të gjitha përmes vetëhedhjes nga lartësia. Si pasojë, dy persona kanë humbur jetën.
Mes të përfshirëve janë një djalë i ri dhe dy burra të moshuar.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njoftoi se në rrugën “Dritan Hoxha”, shtetasi F. J., 79 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga banesa e tij dhe ka humbur jetën. Arsyet e këtij akti fatal nuk janë të qarta dhe policia nuk ka dhënë detaje për shkaqe mendore.
Në bulevardin “Gjergj Fishta”, në sheshpushimin e një pallati, është gjetur pa shenja jete shtetasi E. S., 39 vjeç., i cili gjithashtu dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia.
Hetimet për këto ngjarje vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e tragjedive.
"KORCA BOOM"
















