Trump njoftoi armëpushimin, Irani sulmon Izraelin; 3 të vrarë dhe 22 të plagosur
- Korca Boom
- Jun 24
- 2 min read
Ka hyrë në fuqi armëpushimi 12-orësh i dakordësuar mes Izraelit dhe Iranit.
Hyn në fuqi armëpushimi 12-orësh mes Izraelit dhe Iranit, i bërë publik mbrëmjen e së hënës nga presidenti amerikan Donald Trump. Por, disa orë pasi presidenti amerikan bëri publike marrëveshjen, sirenat e alarmit ranë të Tel Aviv, Jerusalem dhe në shumë zona të tjera të qendrës së shtetit hebraik.
Sipas mediave izraelite, tre persona u vranë në një sulm me raketa në Beer Sheva, ndërsa 22 të tjerë u plagosën. Shërbimet e emergjencës njoftojnë se, një grua dhe dy burra kanë vdekur, ndërsa 22 të tjerë yu dërguan në spital në gjendje të rëndë.
Agjencia iraniane e lajmeve "Fars" raporton se pas sulmit të fundit me raketa, armëpushimi me Izraelin filloi në orën 7:30 të mëngjesit me orën lokale. Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, teksa shkruan se armëpushimi “tani është në fuqi”.
"Ju lutem mos e shkelni", shton ai në një postim në Truth Social.
Presidenti i SHBA, Donald Trump, shpalli marrëveshjen e armëpushimit Iran-Izrael. Trump njoftoi se marrëveshja do të përfshijë një "armëpushim të plotë" për 12 orë, pas së cilës lufta midis dy vendeve do të konsiderohet e përfunduar.
“Nëse marrëveshja do të respektohet nga të dyja palët, atëherë ky do të ishte fundi i një lufte 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit, të cilët kanë shkëmbyer sulme të shumta. Irani do të nisë armëpushimin dhe, në përfundim të orës së dymbëdhjetë, Izraeli do të fillojë armëpushimin e tij. Në përfundim të 24 orëve, fundi zyrtar i luftës 12-ditore do të përshëndetet nga e gjithë bota”, thaTrump.
Presidenti i SHBA Trump shtoi se gjatë secilit armëpushim, pala tjetër do të mbajë një qëndrim paqësor dhe respektues.
Donald Trump njoftoi sot se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit tashmë është në fuqi.
"Ju lutem mos e shkelni", shton ai në një postim në Truth Social.
Marrëveshja për armëpushim vjen pas hakmarrjes së Iranit për sulmin e SHBA, duke shënjestruar bazat amerikane në Katar dhe Irak. Trump dhe zëvendëspresidenti Vance diskutuan propozimin për armëpushim mes Izraelit dhe Iranit me emirin e Katarit, pas sulmeve iraniane ndaj bazave amerikane në Doha.
Kryeministri i Katarit arriti të sigurojë dakordësinë e Iranit përmes një telefonate me Teheranin. Ndërkohë, Teherani ka konfirmuar se ka pranuar armëpushimin, por nga Izraeli nuk ka ende asnjë reagim.
“KORÇA BOOM”



















