Trupi i një 29-vjeçari shqiptar gjendet i v*rur në Bruksel/ Ngjarja trondit qytetin dhe ngre dyshime për skenar mafioz
- Korca Boom
- Sep 30
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Bruksel më 28 shtator, kur trupi i një të riu me origjinë shqiptare është gjetur i varur në një tabelë sinjalizuese në rrugë. Viktima, 29 vjeç, është identifikuar si shtetas shqiptar, ndërsa trupi i tij u gjet pranë qendrës tregtare “Westland Shopping”, një zonë e njohur për aktivitet të lartë të trafikantëve të drogës.
Sipas mediave belge, ende nuk ka prova të qarta që ta lidhin viktimën me ndonjë rrjet kriminal aktiv në Belgjikë, megjithatë autoritetet nuk kanë përjashtuar asnjë pistë, përfshirë edhe atë të vetëvrasjes.
Ajo që ka rritur edhe më shumë dyshimet është mënyra makabre e ekspozimit të trupit të të ndjerit. Sipas gazetës prestigjioze belge La Capitale, mënyra si u gjet viktima ngjan me praktikat brutale të përdorura nga kartelet e drogës në Meksikë, të njohura për ekzekutime publike ndaj rivalëve apo tradhtarëve.
Hetimet në fazë të hershme
Ndërkohë që hetimet janë ende në fazat e para, policia belge ka marrë në pyetje disa dëshmitarë në zonë dhe po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë përreth vendit ku u gjet trupi. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se pritet një analizë e plotë mjeko-ligjore për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një vetëvarje apo një vrasje të inskenuar.
“KORÇA BOOM”



















