top of page

Trupi i një 45-vjeçari u gjet i pajetë dhe thuajse i karbonizuar brenda mjetit me të cilin po udhëtonte,

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 18, 2025
  • 1 min read

Ngjarja ndodhi pranë një parkingu, në afërsi të kthesës për në shtëpinë e tij. Sipas dëshmitarëve, mjeti i tipit "Ford Fiesta", me ngjyrë të errët, ra në një përrua dhe u përfshi menjëherë nga flakët, duke u shkatërruar plotësisht.

Zjarrfikësit, që mbërritën në vendngjarje gjatë natës, gjetën brenda automjetit trupin e një burri të karbonizuar. Automjeti ndodhej i fundosur në një zonë të pyllëzuar, jashtë fshatit Legoli.


Identiteti i viktimës, sipas karabinierëve, është tashmë i njohur përmes të afërmve dhe miqve të tij, por pritet edhe konfirmimi përfundimtar nga analiza e ADN-së. Ai nuk kishte precedentë penalë dhe nuk ishte i skeduar nga autoritetet.


Hetimet janë duke u zhvilluar nga njësia hetimore provinciale, në bashkëpunim me karabinierët e San Miniatos dhe Pecciolit. Sipas informacioneve paraprake nga inspektimi, është përjashtuar vdekja e dhunshme, por autoritetet nuk kanë përjashtuar plotësisht pistën e ndonjë akti kriminal.


Prokuroria e zonës, me në krye prokurorin Fabio Pelosi, ka marrë në dorë dokumentacionin dhe po vazhdon hetimet për të zbardhur të plotë dinamikën e ngjarjes.

Ngjarja ka tronditur komunitetin shqiptar në Pontedera, ku viktima njihej si një njeri i qetë, i përkushtuar ndaj familjes dhe punës.

“KORÇA BOOM”


bottom of page