top of page

Turet politike nëpër Shqipëri/ Zbulohet se kur do zbarkojë në Korçë profesor Pilinçi

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 27, 2025
  • 1 min read

Politikani Pëllumb Pilinçi duket se do të vijojë turet politike që ka nisur së fundmi me partinë e tij. 


Në vijim të këtij turi, Pilinçi do të bëjë ndalesën e radhës në qytetin e Korçës.


Mësohet se më datë 30 gusht, ora 19:00-21:00, do bëhet një manifestim paqësor e festiv në sheshin e Katedrales në Korçë. Manifestimi do të drejtohet nga vetë kryetari i Partisë Shpresa Demokrate, profesor Pëllumb Pilinçi.


Gjatë muajit gusht, Pilinçi ka zhvilluar një sërë aktivitetesh me partinë e tij.


Aktiviteti më i spikatur i takon datës 4 Gusht, kur Pilinçi udhëtoi drejt qytetit të Vlorës, ku shpalli Qeverinë e tij dhe prezantoi 13 ministra./CNA

“KORÇA BOOM”


bottom of page