Të shtëna me a*më/ Plagoset hetuesi i Inspektoratit Policor
- 15 hours ago
- 1 min read
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së hënës në Prishtinë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën “B” në Prishtinë. Nga të shtënat u plagos një person.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti njoftoi se i plagosuri është hetues në Inspektoratin Policor të Kosovës, IPK. Ngjarja dyshohet se nuk lidhet me detyrën e tij zyrtare.
I plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ahmeti shtoi se aktualisht policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që janë në kërkim të autorit të dyshuar i cili është identifikuar./ Oranews
“KORÇA BOOM”
















