Tërmet 4.5 ballë, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri, ja qytetet ...
- 6 days ago
- 1 min read
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter goditi sot Greqinë perëndimore, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej pesë kilometrash dhe rreth 157 kilometra nga qyteti i Larisës.
Deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale.
Sipas dëshmive të publikuara në faqen e EMSC, lëkundjet janë ndjerë fuqishëm, por kanë zgjatur vetëm për pak sekonda.
Dëshmitarë okularë raportojnë se tërmeti është ndjerë jo vetëm në zonën pranë epiqendrës, por edhe në qytete të tjera të rajonit, përfshirë Ohërin dhe Tiranën.
"KORCA BOOM"
















