top of page

Tërmet 7.4 ballë/ Rrëzohen ndërtesat, 1 i vd*kur dhe cunami

  • 4 hours ago
  • 2 min read

Një tërmet nënujor me magnitudë 7.4 ballë të shkallës Rihter rrëzoi ndërtesa në disa pjesë të Indonezisë veriore, i detyroi njerëzit të largoheshin nga shtëpitë e tyre, vrau të paktën një person dhe shkaktoi një cunami të vogël të enjten.


Një dridhje e fortë që zgjati 10 deri në 20 sekonda u ndje në Bitung në provincën e Sulawesi-t të Veriut, si dhe në qytetin Ternate në provincën fqinje të Maluku-t të Veriut, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive. Provincat kufizohen me Detin Molucca, ku ishte dhe epiqendra e tërmetit.


Vlerësimet fillestare treguan dëme të lehta deri të rënda në disa pjesë të Ternate, duke përfshirë një kishë dhe dy shtëpi. Në Bitung, vlerësimet e dëmeve janë ende duke u zhvilluar, tha agjencia.


“Sapo ishim zgjuar dhe papritmas ra tërmeti... të gjithë vrapuam jashtë shtëpisë. Dridhja ishte shumë e fortë”, tha banori i Bitungut, Marten Mandagi.


Agjencia e Kërkimit dhe Shpëtimit e Indonezisë raportoi se një grua 70-vjeçare vdiq nga shembja e një ndërtese në qytetin Manado të Sulawesi-t Verior dhe një banor tjetër u plagos. Të paktën tre persona të plagosur u shtruan në spital në Ternate.


Kryesoren e pasuan dhjetëra lëkundje pasuese, përfshirë një me magnitudë 6.2. Autoritetet po vazhdojnë të mbledhin informacione mbi dëmet dhe viktimat e mundshme nga zona të shumta, veçanërisht fshatrat e largëta, ndërsa punojnë për të vlerësuar shkallën e katastrofës.


Valë cunami deri në 75 centimetra mbi baticat normale u regjistruan në disa stacione monitorimi rreth bregdetit të Detit Molucca. Agjencia meteorologjike e Indonezisë e hoqi paralajmërimin për cunami disa orë pas tërmetit, dhe Instituti Filipinez i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë tha se nuk kishte kërcënim shkatërrues për vendin.


Indonezia, një arkipelag i gjerë me më shumë se 280 milionë banorë, ndodhet mbi çarje të mëdha sizmike dhe goditet shpesh nga tërmetet dhe shpërthimet vullkanike./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”


bottom of page