top of page

Tërmeti 7.4 ballë shkund Rusinë Lindore paralajmërohet cunami

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 13
  • 1 min read

Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë ka goditur bregdetin e Kamçatkës, në Lindjen e Largët të Rusisë, të shtunën, duke shkaktuar një paralajmërim për cunami.


Qendra e Paralajmërimit për Cunam në Paqësor tha se mund të ndodhin valë "të rrezikshme".


Tërmeti goditi 111 kilometra në lindje të qytetit rus Petropavlovsk-Kamçatsky, kryeqyteti i rajonit me të njëjtin emër, në një thellësi prej 39.5 kilometrash.


Qendra e Paralajmërimit për Cunam në Paqësor paralajmëroi për mundësinë e cunamit përgjatë bregdetit brenda 300 kilometrave nga epiqendra e tërmetit.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page