top of page

U lirua pas 20 vitesh burg, por liria zgjati vetëm disa orë: 46-vjeçari v*itet në rrugë

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë në Brazil ka ngritur pikëpyetje të shumta, pasi një 46-vjeçar u vra vetëm disa orë pasi ishte liruar nga burgu, ku kishte kaluar rreth dy dekada.


Bëhet fjalë për João Ferreira da Silva, i cili në dhjetor 2025 u lirua nga një burg në Sinop, pasi kishte vuajtur rreth 20 vite nga një dënim prej 42 vitesh për një krim të rëndë të kryer ndaj një fëmije nëntëvjeçar.


Por liria e tij zgjati vetëm disa orë. Da Silva u qëllua për vdekje në rrugë, pranë bujtinës ku po qëndronte.


Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin e sulmit. Autorët, të cilët kishin mbuluar fytyrat, u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes.


Deri tani nuk është raportuar për ndonjë arrestim. Policia në shtetin Mato Grosso po heton rastin si vrasje dhe po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motivit.


Ngjarja ka tërhequr vëmendje të madhe në Brazil për shkak të kohës tepër të shkurtër mes lirimit të 46-vjeçarit dhe vrasjes së tij, duke rikthyer edhe diskutimet mbi sigurinë e personave të dënuar për krime të rënda pas lirimit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page