top of page

U mbyt nga e bija me tel, flet vëllai i 56-vjeçarit: Ka pasur konflikte me gruan, ajo nuk…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 24, 2025
  • 1 min read

Familja Rama në Frashër të Patosit ka hapur dyert e mortit ndërsa të afërm, miq e fqinjë janë të shokuar. Ferdinant Rama, vëllai i të ndjerit mes tronditjes tregon se prej 2 vjet e gjysmë nuk kishte kontakt me të vëllanë, pasi sipas tij Valbona Rama, bashkëshortja e të ndjerit nuk e lejonte.


Ata kanë pasur shpesh kontradikta tregon ai, ndërsa i ndjeri punonte në një biznes në zonë.


Ndërkohë kushëriri i 56 vjeçarit Edmont Rama pohon se çifti ka pasur kontradikta të vazhdueshme dhe policia ka qenë shpesh e pranishme.


Trupi i 56 -vjeçarit ndodhet ende në morgun e qytetit ku po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.


Më herët, Emanilda Rama, 26-vjeçarja ka deklaruar në polici se babai ka rënë në tualet dhe vdiq. Së bashku me nënën e kanë larë dhe kanë veshur trupin e pajetë.


Kur ka shkuar në vendin e ngjarjes, policia ka parë mavijosje në qafe nga ku kanë lindur dyshimet se vdekja nuk ishte natyrale.


“KORÇA BOOM”


bottom of page