Udhëtarë të shumtë në Kapshticë, ja si po vijon lëvizja në kufi
- 8 hours ago
- 1 min read
Fluks i lartë në Kapshticë, shtohen sportelet në të dyja anët e kufirit.
Fluks i lartë lëvizjesh është shënuar në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, ndërsa numri më i madh i udhëtarëve raportohet aktualisht në anën greke të kufirit.
Për përballimin e fluksit, policia kufitare greke dhe ajo shqiptare po punojnë me nga pesë sportele secila.
Shtimi i sporteleve ka ndihmuar në shmangien e krijimit të radhëve të gjata në të dyja anët e kufirit.
Fluksi më i madh është regjistruar në dalje nga pala greke dhe në hyrje nga pala shqiptare.
“KORÇA BOOM”
















