top of page

Universiteti “Fan S. Noli” drejt hapjes së një Masteri të ri Shkencor në Bujqësi, Turizëm dhe Gjeografi – Tryezë konsultimi me aktorët lokalë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 9 hours ago
  • 1 min read

Në ambientet e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë, po zhvillohet një tryezë konsultimi mes përfaqësuesve të pushtetit lokal, biznesit dhe institucioneve akademike, në kuadër të çeljes së programit të ri të studimit “Master i Shkencave” në fushat e Bujqësisë, Turizmit dhe Gjeografisë.


Ky aktivitet synon të ndërtojë ura bashkëpunimi mes Universitetit dhe komunitetit për të garantuar një program studimi të orientuar drejt nevojave reale të tregut të punës dhe zhvillimit rajonal.


Zëvendësrektorja për mësimin, prof. as. dr. Lorena Zeqo, në fjalën e saj përshëndetëse falënderoi pjesëmarrësit për praninë dhe kontributin e tyre të çmuar:


“Diskutimet, idetë dhe mendimet që ndahen sot, janë thelbësore për të ndërtuar një program të suksesshëm, të qëndrueshëm dhe në përputhje me zhvillimet e kohës.”


Tryeza ka mbledhur rreth vetes përfaqësues të institucioneve vendore si Këshilli i Qarkut Korçë, Bashkia Devoll, përfaqësues nga bizneset lokale që veprojnë në fushat e turizmit dhe bujqësisë, si edhe stafe akademike nga njësi të ndryshme të Universitetit.

Në këtë diskutim të hapur, janë përfshirë aktivisht:


  • Departamenti i Gjuhëve të Huaja – UNIKO

  • Departamenti i Histori-Gjeografisë

  • Fakulteti i Ekonomisë

  • Departamenti i Edukimit

  • Sektori i Karrierës Studentore dhe Alumni

  • Biblioteka Shkencore e Universitetit


Ky proces konsultimi është pjesë e një vizioni më të gjerë për zhvillimin e programeve të reja që i përgjigjen specifikav

“KORÇA BOOM”


bottom of page