top of page

LAJMI I ORËS SË FUNDIT: Ndiqni videon e aksidentit në aksin Korçë-Pogradec…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 5, 2023
  • 1 min read

Një aksident i trefishtë është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të fshatit Gurishtë, në aksin Korçë-Pogradec. Në rrethana ende për t’u sqaruar 3 makinat u përplasën me njëra-tjetrën e për pasojë 7 persona mbetën të lënduar, mes tyre 2 fëmijë të moshës 5 dhe 14 vjeç.

Mësohet se drejtuesit e automjeteve janë transportuar në spitalin rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar dhe si pasojë njëra prej makinave ka përfunduar në kanal.


bottom of page