Urime të përzemërta Ester Taipi dhe David Lako, fituesit e Çmimit të Parë me këngën “Një botë me dashuri”
- Korca Boom
- 6 hours ago
- 1 min read
Festivali i 58-të i Këngës për Fëmijë është tashmë një traditë e çmuar në qytetin tonë, një skenë e veçantë që jo vetëm zbulon talentet e reja, por edhe kontribuon në edukimin e tyre artistik.
Në një mbrëmje plot dritë dhe emocion në Teatrin “Andon Z. Çajupi”, artistët e vegjël dhuruan gëzim dhe energji pozitive, duke prekur zemrat e publikut.
Urime të përzemërta Ester Taipi dhe David Lako, fituesit e Çmimit të Parë me këngën “Një botë me dashuri”, me tekst dhe muzikë nga Marieta Jasi dhe orkestruar nga Adrian Jorgji.
Suksese të mëtejshme për të gjithë yjet e vegjël, që ndriçuan skenën me pasion dhe talent!
“KORÇA BOOM”



