V*itet me armë zjarri një 61-vjeçar, autori dyshohet kushëri
- Korca Boom
- Aug 28
- 1 min read
Personi që shihni në foto është Pirro Prroni, 61-vjeçari që humbi jetën mbrëmjen e sotme si pasojë e një ngjarjeje të rëndë me armë zjarri në Shkodër.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, në fshatin Abat. Viktima nuk arriti t’iu mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë pak pas sulmit.
Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar si Ndoc Maçaj dhe është shpallur në kërkim nga policia. Sipas burimeve të para, viktima dhe autori dyshohet se janë kushërinj, por shkaqet e konfliktit mes tyre mbeten ende të paqarta.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave si dhe për kapjen e autorit.
“KORÇA BOOM”



















