Vajzat korçare, Xhorxhia dhe Mikaela Maçka, me koleksionin e tyre BLOOM kanë fituar çmim në Big See Design Awards 2025
- Korca Boom
- 13 hours ago
- 1 min read
Vajzat korçare, Xhorxhia dhe Mikaela Maçka, me koleksionin e tyre BLOOM kanë fituar çmim në Big See Design Awards 2025, një nga ngjarjet më të rëndësishme të dizajnit në Evropë.
Punimet e tyre reflektojnë talentin, pasionin dhe vizionin e një brezi të ri dizajnerësh që po e vendos Korçën në hartën ndërkombëtare të dizajnit.
Shumë krenar që në qytetin tonë kemi talente të tilla, të cilat jo vetëm që promovojnë artin dhe kulturën tonë, por tregojnë se puna e përkushtuar dhe kreativiteti korçar kanë një jehonë ndërkombëtare.
Urime të përzemërta, Xhorxhia dhe Mikaela!
“KORÇA BOOM”
