top of page

Vd*kja në Plasë/ "Nuk punonte, pinte vetëm raki”. U gjet i pajetë në kangjellat e murit rrethues, flasin banorët e zonës: U kthye në fshat pas divorcit!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 11
  • 2 min read

Eduart Çarçani është 49-vjeçari që u gjet i pajetë në kangjellat e murit rrethues të një banese të pabanuar në fshatin Plasë të Maliqit.


Dyshohet se në gjendje të dehur ai ka tentuar të hyjë në oborrin e një banese të pabanuar, por gjatë ngjitjes bluza i është kapur në kangjella, duke shkaktuar mbytjen fatale.


Lidhur me ngjarjen banorët e zonës thanë për News24 se viktima ishte emigrant në Itali dhe se ishte kthyer në fshat pas divorcit me bashkëshorten.


Ata thanë se 49-vjeçari nuk punonte dhe se kishte problem me alkoolin. Sipas tyre shtëpia në të cilën ai u gjet i varur është e Fejim Agollit, të cilën e mirëmbante i kunati.


“Shtëpia është e pabanuar nuk ka njeri”, tha njëri nga banorët e zonës.


“Ai jetonte më shumë në Itali nuk jetonte këtu. Pak kohë ka që ka erdhur, kishte problemet e tija. Pinte shumë. Jetonte prej shumë vitesh në Itali, me të ëmën, motrën, dajintë. Shtëpia që u gjend i varur është i Fejim Agollit, nuk ka njeri atje, e mirmban i kunati. Shtëpia është e pabanuar nuk ka njeri”, tha njëri nga banorët e zonës.


“Eduardi djalë i mirë i përsosur ,hallet i di vetë ai, ne nuk dimë gjë. Kishte nënën këtu, qëndroi ca kohë dhe iku në Itali. Nuk punonte, pinte vetëm raki”, tha banori tjetër.


Maliq/Më datë 11.11.2025, është gjetur i pajetë në rrugë, shtetasi E. Ç., 49 vjeç. Nga këqyrja e jashtme e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.


Punohet për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së këtyre shtetasve.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./ NOA

“KORÇA BOOM”        

ree

bottom of page