top of page

Vdekja misterioze, arrestuar dy ditë më parë, humb jetën në qeli

  • 17 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në Tiranë, ku një 41-vjeçar humbi jetën në ambientet e Bllokut të Sigurisë.


Sipas policisë, rreth orës 05:45 të datës 20 mars 2026, në rrugën “Mine Peza”, pranë Bllokut të Sigurisë, ka ndërruar jetë shtetasi B. P, i cili ishte arrestuar dy ditë më parë.


41-vjeçari ishte ndaluar më 18 mars për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë”.

Paraprakisht, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, ndërsa policia njofton se hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes janë ende në zhvillim.


Rasti po monitorohet nga autoritetet dhe do të bëhet publike çdo informacion shtesë sapo të përfundojnë hetimet.

"KORCA BOOM"


bottom of page