top of page

Vendet e Ballkanit përballen me rënie drastike të nxënësve, shqetësime për të ardhmen arsimore

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 6
  • 1 min read

Greqia po përballet me krizë të thellë demografike, e cila ka çuar në mbylljen masive të shkollave në të gjithë vendin. Sipas të dhënave nga Ministria Greke e Arsimit, për vitin akademik 2025-2026 do të pezullohet funksionimi i 721 shkollave nga gjithsej 13,478, për shkak të mungesës së numrit minimal të nxënësve. Kjo shifër është në rritje të vazhdueshme prej disa vitesh.


Rënia më e theksuar vihet re në arsimin fillor, ku pritet të mbyllen 324 shkolla fillore dhe 358 kopshte, një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin 2018-2019, kur numri i mbylljeve ishte përkatësisht 247 dhe 312, sipas raportimeve të Greekreporter.


Ky fenomen nuk po prek vetëm zonat rurale dhe ishujt, por edhe qendrat urbane si Athina. Popullsia e përgjithshme e nxënësve për vitin shkollor 2025-2026 pritet të jetë rreth 1.21 milion, një rënie prej më shumë se 150,000 nxënësish krahasuar me vitin 2018-2019.


Ekspertët identifikojnë rënien e lindshmërisë, emigracionin dhe plakjen e popullsisë si faktorët kryesorë që po ndikojnë në këtë krizë arsimore, duke përfaqësuar një kërcënim serioz për të ardhmen demografike dhe sociale të vendit.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page