top of page

Vendim drastik, pedagogët futen në bojkot për shkelje të të drejtave

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Pedagogët e Universiteti i Arteve kanë paralajmëruar nisjen e një bojkoti ditën e nesërme në orën 10:00, në shenjë proteste ndaj asaj që e cilësojnë si shkelje të vazhdueshme dhe mosrespektim të vendimeve institucionale.


Përfaqësues të trupës akademike shprehen se drejtuesit e universitetit nuk po zbatojnë vendimet e komisioneve të promovimit dhe të Senatit Akademik, duke bllokuar proceset e avancimit të stafit me tituj të rinj akademikë.


“Jemi përballë një situate të papranueshme, ku vendimet zyrtare nuk zbatohen dhe të drejtat tona si pedagogë shkelen në mënyrë të vazhdueshme. Kjo është arsyeja pse jemi detyruar të ndërmarrim këtë hap ekstrem,” u shprehën pedagogët.


Ata ngritën gjithashtu shqetësimin për detyrimin e pedagogëve që të ndjekin studimet e doktoraturës, pavarësisht procedurave të përfunduara më parë për promovim.

Pedagogët paralajmëruan se, nëse situata nuk merr zgjidhje, bojkotit mund t’i bashkohen edhe forma të tjera proteste, ndërsa kërkuan ndërhyrjen e menjëhershme të Ministrisë së Arsimit dhe institucioneve përgjegjëse.


Në mbështetje të tyre është shprehur edhe Sindikata e Punonjësve të Universiteteve, e cila u ka bërë thirrje autoriteteve të reagojnë për të zgjidhur krizën dhe për të garantuar respektimin e ligjit dhe të të drejtave të stafit akademik.

“KORÇA BOOM”


bottom of page