top of page

Vendimi i ri financiar, ja sa persona përfitojnë nga rritja e pagave

  • 14 hours ago
  • 1 min read

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka njoftuar se në mbledhjen e radhës së qeverisë është propozuar një rritje e re pagash për punonjësit e Policia e Shtetit, duke përfshirë 720 efektivë të forcave speciale.


Sipas deklaratës së saj, rritja synon të shpërblejë punonjësit që përballen çdo ditë me situata të rrezikshme dhe operojnë në vijën e parë të sigurisë. Përfitues të kësaj mase do të jenë efektivët e RENEA, Forcave Kombëtare të Sigurisë dhe forcave të posaçme operacionale.


Koçiu e cilësoi këtë vendim si një nxitje morale dhe financiare për punonjësit që kontribuojnë në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si edhe në zbatimin e ligjit në vend.


“Këtë prezantim e mbyll me një lajm të mirë që ka të bëjë me faktin që në mbledhjen e radhës kemi propozuar një rritje të re pagash sa i përket punonjësve të policisë. 720 prej tyre do të përfitojnë rritje dhe është një rritje që shpërblen të gjithë ata policë që përballen dhe janë në vijën e parë të rrezikshmërisë. Bëhet fjalë për Forcat RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe forcat e posaçme operacionale”, u shpreh ministrja.

"KORCA BOOM"


bottom of page